Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 32-vjeçare, me iniciale B.H., e cila punonte si edukatore në një kopsht privat në kryeqytet. Sipas dyshimeve të ngritura nga autoritetet, ajo ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije 2-vjeçar në ambientet e institucionit ku ushtronte detyrën.
Rasti është referuar për hetim të mëtejshëm, ndërsa materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore. Policia po vijon verifikimet për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësitë e mundshme.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë kryer arrestimin e edukatores pas dyshimeve për veprën penale të dhunës ndaj të miturit. Autoritetet kanë nisur procedurat për dokumentimin e plotë të rastit.