Peshkimi me eksploziv i merr jetën 65-vjeçarit në Porto Palermo

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.07.2026, 12:07

Një 65-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në zonën e Porto Palermos, në Himarë, pas shpërthimit të një lënde plasëse që dyshohet se po e përdorte për peshkim të paligjshëm.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur shtetasi me iniciale P. M. është dëmtuar rëndë nga shpërthimi i dinamitit gjatë aktivitetit të paligjshëm të peshkimit.

I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Himarë, por, pavarësisht ndërhyrjes së bluzave të bardha, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e përgjegjësive ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit