Bregu i detit në Durrës mbulohet nga leshterikët, kërkohet ndërhyrje nga autoritetet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.07.2026, 11:27

Një pjesë e vijës bregdetare në Durrës është mbuluar nga sasi të konsiderueshme barishtesh deti (leshterikësh), sipas një raportimi të ardhur nga një qytetar.

Ai thotë se situata është problematike pranë zonës së Hotel Adriatikut, ku leshterikët kanë dalë në breg dhe kanë mbuluar një pjesë të konsiderueshme të hapësirës ranore. Qytetari shprehet se, pavarësisht lëvizjes së mjeteve të pastrimit dhe pranisë së punëtorëve në zonë, mbetjet bimore të detit ende nuk janë larguar.

“Janë ca barishte deti këtu te plazhi në Durrës. Kalojnë makinat dhe punëtorët, por nuk i heqin. Është afër Hotel Adriatikut. Kanë dalë në breg dhe është mbuluar i gjithë bregu me barishte leshterike”, raporton qytetari.

Prania e leshterikëve në breg është një dukuri që mund të ndodhë pas lëvizjeve të detit dhe dallgëve, por në zonat turistike pastrimi dhe menaxhimi i tyre mbetet një çështje e rëndësishme për mirëmbajtjen e plazheve, sidomos gjatë sezonit veror.

Qytetari kërkon që institucionet dhe subjektet përgjegjëse për mirëmbajtjen e vijës bregdetare të ndërhyjnë për pastrimin e zonës dhe për rikthimin e parametrave normalë të plazhit për pushuesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit