Ronaldo dhe Georgina Rodriguze drejt martesës, pritet ceremonia madhështore në Lisbonë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.07.2026, 11:16

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë sërish në qendër të vëmendjes së mediave, pasi në Portugali po qarkullojnë zëra se çifti mund të martohet brenda kësaj jave.

Sipas raportimeve të mediave portugeze, ceremonia pritet të zhvillohet mes të premtes dhe të shtunës në një zonë pranë Lisbonës. Edhe pse deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga çifti, spekulimet janë shtuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit.

Vetë Ronaldo kishte lënë të kuptohej më herët, në një intervistë për Piers Morgan, se martesa do të zhvillohej pas përfundimit të Kupës së Botës, pa dhënë detaje mbi datën apo vendin ku do të mbahej ceremonia.

Fillimisht u përfol se çifti do të zgjidhte Madeirën, vendlindjen e futbollistit, si destinacion për dasmën. Megjithatë, së fundmi mediat portugeze kanë përmendur si skenar më të mundshëm Quinta da Regaleira, vilën e famshme neogotike në Sintra, pranë Lisbonës. Dyshimet u shtuan pasi institucioni që administron kompleksin nuk i mohoi raportimet, duke u mjaftuar me një përgjigje të shkurtër: "Pa koment".

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë bashkë prej rreth dhjetë vitesh dhe kanë krijuar një familje me pesë fëmijë, tre prej të cilëve kanë lindur përpara se ata të nisnin lidhjen e tyre. Në gusht të vitit 2025, çifti bëri publik edhe lajmin e fejesës, ndërsa tashmë mbetet për t'u parë nëse zërat për martesën do të konfirmohen në ditët në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit