Turisti polak mbetet i bllokuar prej 24 orësh në malin e Çikës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.07.2026, 11:49

Një shtetas i huaj me origjinë polake ka mbetur i bllokuar në malin e Çikës në Vlorë, ku ndodhet prej rreth 24 orësh. Sipas informacioneve paraprake, turisti kishte nisur eksplorimin e zonës malore ditën e djeshme, por është përballur me terrenin e vështirë dhe nuk ka mundur të vijojë lëvizjen.

Mësohet se shtetasi polak ka pësuar dëmtime dhe për shkak të gjendjes së tij nuk është në gjendje të largohet vetë nga zona. Grupet e kërkim-shpëtimit kanë mbërritur në terren dhe po punojnë për nxjerrjen e tij, por vështirësia e relievit ka bërë që të kërkohet ndërhyrje ajrore për transportimin e tij drejt një qendre spitalore.

Mali i Çikës, me një lartësi prej 2 mijë e 44 metrash, është një nga zonat më të thepisura dhe të vështira malore në jug të Shqipërisë dhe pjesë e Parkut Kombëtar të Llogorasë. Zona tërheq shumë turistë dhe eksplorues për shkak të bukurive natyrore, por terreni i saj kërkon përgatitje dhe kujdes të veçantë gjatë ngjitjeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit