Çfarë i ka ndodhur ujit të kristaltë në Porto Palermo?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.07.2026, 10:02

Një qytetar ka raportuar për një situatë shqetësuese në zonën e Porto Palermos, duke treguar ndotjen alarmante të ujit.

Sipas tij deti është kthyer në një llum dhe baltë, ndërsa pushuesit e kanë të pamundur të futen në ujë.

"Nuk e dimë çfarë po derdhet në det. Ka papastërti të madhe dhe situata është shumë shqetësuese", shprehet qytetari në denoncimin e tij.

Qytetari thotë se uji i kristaltë që ishte dikur në Porto Palermo s’ekziston më pasi bregu është mbushur me barishte e baltë.

Ndërsa sezoni turistik vijon të sjellë mijëra pushues në bregdetin shqiptar, ndotja mbetet një nga problemet më shqetësuese të kësaj vere. Mbetjet urbane, shkarkimet e pakontrolluara dhe mungesa e një menaxhimi efektiv të mbetjeve po dëmtojnë vijën bregdetare dhe po cenojnë imazhin e destinacioneve turistike.

Qytetarët dhe operatorët turistikë kërkojnë ndërhyrje më të shpejtë nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që mbrojtja e mjedisit të mos mbetet vetëm një premtim sezonal, por një angazhim i vazhdueshëm për ruajtjen e pasurisë natyrore të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit