Pas kandidaturës së Xholit, Zoto hyn në garë për Prokurore të Përgjithshme

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.07.2026, 09:49

Prokurorja Rovena Zoto (Bozo) ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke u bërë emri i dytë që hyn në garë për drejtimin e organit të akuzës. Një ditë më parë kandidaturën e tij e paraqiti edhe prokurori Adnan Xholi, ndërsa procesi i aplikimeve mbetet i hapur deri në përfundim të afatit ligjor.

Sipas procedurës së parashikuar nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2016, kandidatët dorëzojnë dokumentacionin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), i cili kryen verifikimin dhe vlerësimin paraprak. Më pas, KLP përzgjedh tre kandidatët e kualifikuar dhe ia përcjell listën Kuvendit, ku Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me shumicën prej tre të pestave të votave për një mandat 7-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Gara pritet të bëhet edhe më konkurruese në ditët në vijim, pasi deri më 1 gusht pritet të dorëzohen edhe tre kandidatura të tjera. Në përfundim të procesit të përzgjedhjes nga KLP, Kuvendi do të vendosë me votim se kush do të marrë drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme për shtatë vitet e ardhshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit