Qiratë e zyrave në kullat e Tiranës arrijnë deri në 40 euro/m²

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.07.2026, 08:22

Çmimet e qirave për zyrat premium në Tiranë vijojnë të rriten, duke arritur deri në 40 euro për metër katror në muaj në disa nga projektet më të mëdha në zonën qendrore. Sipas të dhënave të tregut, niveli më i lartë regjistrohet në projektet pranë ish-Sheratonit, ndërsa rritje janë shënuar edhe në godina si MET Tirana Building, ETC Business Tower, Twin Towers dhe Ring Center.

Sipas Monitor, rritja e kostove të ndërtimit, zhvlerësimi i euros, zhvillimet urbane dhe kërkesa në rritje për ambiente moderne pune janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në shtrenjtimin e qirave. Kërkesa mbetet e lartë, veçanërisht nga kompani që synojnë zyra në godina të reja dhe në zonat kryesore të biznesit.

Raportet e fundit tregojnë se Tirana është ndër qytetet me qiratë më të larta për zyra në rajon dhe madje tejkalon disa kryeqytete europiane si Budapesti, Bukureshti dhe Lisbona. Tendenca pritet të vazhdojë edhe gjatë vitit 2026, me rritje të mëtejshme të çmimit mesatar të qirave në qendër të kryeqytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit