Blendi Gonxhja për protestuesit: “Do t’ju marrim për veshësh a për leckash, do t’ju fusim në furgon!”

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 30.07.2026, 01:04

Blendi The Scarface i Republikës erdhi në skenë me një fjalor prej të fortit të lagjes kur ministri Blendi Gonxhja u zotua se kush guxon t’i kundërvihet Policisë së Shtetit do të merret “për veshësh a për leckash” dhe do të futet në furgon, duke e shndërruar foltoren zyrtare në një xhirim amator ku shteti luan rolin e një bosi droge. Nëse Tony Montana te filmi kult ndërtonte mitin e tij me armë në dorë për të sfiduar ligjin, ministri ynë bën të kundërtën e efektit zyrtar duke përdorur furgonin e policisë dhe zhargonin e rrugës për të mbrojtur rendin publik. Ironia therëse e kësaj shfaqjeje qëndron te fakti se, ndërsa pretendon se po vendos autoritetin e hekurt të institucioneve, ai e zhvesh pushtetin nga çdo solemnitet dhe dëshmon se kur pushteti kërkon të duket i ashpër, përfundon gjithmonë duke imituar kopjen më të lirë të një filmi gangsterësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit