Gonxhja del në mbrojtje të vezëve: Janë simbol i jetës, s’mund t’i përdhosni për të rrëzuar qeverinë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.07.2026, 22:34

Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, duket se ka gjetur shqetësimin më të madh mes protestave të javëve të fundit: jo zemërimin e qytetarëve, por... fatin e vezës.

I ftuar në një emision televiziv, Gonxhja deklaroi se hedhja e vezëve ndaj institucioneve nuk është thjesht një formë proteste, por një "fyerje e madhe për vetë vezën", pasi sipas tij ajo është "simbol i jetës" dhe nuk duhet të prishet apo të përdoret për të goditur godina.

Deklarata nuk kaloi pa shkaktuar reagime, teksa shumë qytetarë ironizuan faktin se, mes dhjetëra protestave, përplasjeve dhe pakënaqësive të shprehura në rrugë, ministri zgjodhi të mbrojë dinjitetin e vezës.

Por Gonxhja nuk u ndal me kaq. Ai u bëri thirrje protestuesve që të paraqesin kërkesa "të arsyeshme", duke argumentuar se largimi i qeverisë nuk mund të jetë kërkesa e parë.

"Po iku qeveria, s'ka kush t'ju plotësojë kërkesat e tjera", u shpreh ministri, duke lënë të kuptohet se, sipas logjikës së tij, ndryshimi i qeverisë do të linte vendin pa askënd që të merrte vendime.

Një deklaratë që, për shumë qytetarë, do të hyjë në listën e justifikimeve më të pazakonta të dëgjuara gjatë kësaj periudhe protestash, ku në vend të debatit mbi kërkesat e qytetarëve, vëmendja u zhvendos te... respekti për vezën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit