Ka probleme me kujtesën, gjendet një e moshuar e humbur në Durrës: A e njeh dikush?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.07.2026, 21:55

Një apel humanitar ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare, e cila ndodhet në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit.

Sipas saj, një grua e moshuar, e cila prezantohet me emrin Vjollca Dragoi, ndodhet e vetme në spital dhe nuk arrin të japë asnjë informacion për familjarët apo vendbanimin e saj. Qytetarja thotë se e moshuara duket e çorientuar dhe dyshohet se ka probleme me kujtesën.

Nëse dikush e njeh zonjën ose ka informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe kontaktimin e familjarëve të saj, ju lutemi të paraqitet pranë Spitalit Rajonal të Durrësit ose të njoftojë të afërmit e saj sa më shpejt.

Çdo shpërndarje e këtij njoftimi mund të ndihmojë që familja e saj ta gjejë sa më shpejt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit