Qyteti nënujor shfaqet në Lalëz

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.07.2026, 20:48

Pushuesit në Gjirin e Lalzit janë bërë këtë të mërkurë dëshmitarë të një pamjeje magjepsëse, kur në horizont u shfaq ajo që dukej si silueta e një qyteti madhështor mbi sipërfaqen e ujit.

Skena e pazakontë ishte një shfaqje mbreslënëse strukturash që ngjanin me ndërtesa shumëkatëshe dhe ura gjigante në vijën e horizontit, duke krijuar një atmosferë misterioze dhe surreale për të gjithë pushuesit e pranishëm.

Megjithëse pamja të lë të imagjinosh skena filmash ose fenomene të mbinatyrshme, ngjarja ka një shpjegim krejtësisht natyror. Bëhet fjalë për mirazhin superior, i njohur gjerësisht si Fata Morgana. Ky iluzion optik shkaktohet nga shtresat e ajrit me temperatura të ndryshme që vendosen mbi sipërfaqen e detit.

Diferenca e temperaturës vepron si një lente natyrale që përthyen rrezet e dritës, duke bërë që objekte reale por shumë të largëta si anijet në lundrim apo pjesë të vijës bregdetare përballë të duken të zmadhuara, të ngritura në ajër ose të shtrembëruara. Një shfaqje e rrallë e natyrës që bashkon bukurinë spektakolare me fizikën optike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit