E rëndë në Lezhë: Përmbyset mjeti bujqësor, humb jetën drejtuesi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.07.2026, 18:48

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Torovicë, në Lezhë, ku një burrë humbi jetën pasi mjeti bujqësor që po drejtonte u përmbys.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është identifikuar si Dod Marku. Dyshohet se ai ka humbur kontrollin mbi mjetin bujqësor gjatë lëvizjes, çka ka bërë që ai të përmbyset dhe ta zërë poshtë.

Për shkak të plagëve të rënda të marra, Marku ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë aksident tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit