Polici bashkiak i bie me grusht shefit

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 29.07.2026, 17:51

Në administratën shqiptare duket se transferimet nuk zgjidhen gjithmonë me firmë, por ndonjëherë edhe me grusht. Një punonjës i Policisë Bashkiake të Tiranës, 31-vjeçari Adi Hazizi, ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka goditur shefin e Sektorit të Mbikëqyrjes së Territorit, Skënder Delija, brenda ambienteve të institucionit.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti shpërtheu pasi Hazizi u njoftua për transferimin e tij në një sektor tjetër. Fillimisht pati debat verbal, por situata degradoi dhe dyshohet se punonjësi e goditi me grusht shefin.

Vetë Skënder Delija ka deklaruar se dhuna lidhet drejtpërdrejt me detyrën, pasi ishte ai që i komunikoi vartësit vendimin e drejtuesve për transferimin. Nga një njoftim rutinë, ngjarja përfundoi në një dosje penale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit