Plas sherri mes të rinjve në Durrës, përfundon në spital njëri prej tyre

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.07.2026, 17:30

Një konflikt mes dy të rinjve ka degraduar në dhunë fizike pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit, duke lënë të plagosur njërin prej tyre.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë sheshit "Pranvera", ku dy të rinjtë fillimisht janë përfshirë në një debat verbal. Mësohet se përplasja ka nisur brenda një pike postare në zonë dhe më pas është zhvendosur jashtë, ku situata ka dalë jashtë kontrollit dhe është shoqëruar me dhunë fizike.

Si pasojë e konfliktit, njëri prej të rinjve ka marrë lëndime dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, i dyshuari si autor i ngjarjes është shoqëruar nga efektivët e Forcës së Posaçme "Shqiponja", ndërsa policia vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në konflikt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit