Ministri i Financave: Rritëm ekonominë e Shqipërisë me 3.7%, jemi më lart se BE

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.07.2026, 16:47

Qeveria thotë se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ekonomia e vendit ka vazhduar të shfaqë një ecuri të qëndrueshme dhe konsolidim pozitiv.

Këto të dhëna u bënë të ditura gjatë një konference të përbashkët për shtyp nga ministri i Financave, Petrit Malaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Bes Beja, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, ku u bë bilanci i administrimit fiskal për këtë periudhë.

“Ekonomia shqiptare në tremujorin e parë të vitit 2026 u rrit me 3.7%, një ritëm më i lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe e Bashkimit Evropian”, tha ministri.

Duke parë drejt muajve të ardhshëm, kreu i Financave shprehu optimizëm për ecurinë e mëtejshme.

“Deri në fund të vitit 2026 parashikojmë që rritja ekonomike të arrijë në 4%, ku kontributin kryesor do ta japin sektori i shërbimeve, si dhe investimet private dhe publike”, deklaroi ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit