Fadromat e 4AM të Metaliajt lënë pa drita banorët e Kasharit, prej 4 orësh asnjë masë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.07.2026, 15:58

Banorët e lagjes Sorrë në Kashar denoncojnë se prej rreth 4 orësh kanë mbetur pa energji elektrike, pasi një kabull është këputur gjatë punimeve të kryera nga fadromat e një kompanisë 4AM e Ardit Metaliajt me letra pasi në media shpesh është diskutuar se në fakt pas kompanisë së tij qëndron vetë oligarku Bashkim Ulaj. Sipas tyre, incidenti ka shkaktuar edhe zjarr, ndërsa furnizimi me energji nuk është rikthyer ende.

Sipas denoncimit, kabulli i dëmtuar ka rënë në tokë dhe ka marrë flakë, ndërsa banorët pretendojnë se, pavarësisht situatës së krijuar, punimet kanë vijuar. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga kompania që po kryen punimet apo nga autoritetet përgjegjëse lidhur me ngjarjen.

“Fadromat e 4AM e kanë këputur kabullin. Ai ka rënë në tokë dhe ka marrë flakë. Kemi 4 orë pa drita dhe nuk kanë bërë asgjë, madje kanë vazhduar punën”, shprehet qytetari në denoncimin e tij. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit