Deti te Gjiri i Lalëzit ndryshon komplet ngjyrë, pushuesit kanë frikë të lahen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.07.2026, 13:39

Pushuesit në Gjirin e Lalzit kanë ngritur shqetësime për gjendjen e ujit të detit, duke kërkuar ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse për pastrimin dhe verifikimin e situatës.

Sipas raportimeve të qytetarëve, në disa zona të bregdetit uji ka marrë një ngjyrë kafe dhe shoqërohet me erë të rëndë. Ata thonë se në disa vende sipërfaqja e detit duket sikur ka njolla të ngjashme me naftën, duke ngritur dyshime për ndotje të mundshme.

“Po marrim sëmundje nga deti. Kërkojmë që bashkia të na ndihmojë dhe të pastrojë zonën. Kjo situatë është e neveritshme. Deti është me ngjyrë kafe, nuk e dimë çfarë është dhe nuk mund të lahemi fare. Këtë vit nuk ka qenë asnjëherë në këtë gjendje”, shprehen disa prej pushuesve.

Qytetarët kërkojnë që autoritetet të kryejnë kontrolle të menjëhershme dhe analiza të ujit për të përcaktuar shkakun e ndryshimit të ngjyrës dhe nëse ka rrezik për shëndetin e pushuesve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit