SPAK thërret Ballukun dhe të pandehurit e tjerë: Ejani me avokat!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.07.2026, 13:07

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka thirrur ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe të pandehurit e tjerë në dosjen për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe Lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, që të paraqiten pranë organit të akuzës të shoqëruar nga avokatët e tyre. Procesi ka nisur me paraqitjen e ish-drejtorit të ARRSH-së, Gentian Gjyli, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Gjyli mbërriti në SPAK i shoqëruar nga avokati i tij Andi Skënderaj dhe një efektiv policie. Burime nga hetimi bëjnë me dije se ende nuk është e qartë nëse të pandehurve do t’u komunikohet zyrtarisht zgjatja me tre muaj e afatit të hetimeve për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, apo nëse bëhet fjalë për veprime të tjera procedurale në kuadër të kësaj çështjeje.

Në listën e personave të thirrur nga SPAK është edhe ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, çka ka ngritur dyshime për mundësinë e një procedimi të ri ose komunikimit të akuzave të tjera ndaj zyrtarëve nën hetim. Kjo vjen pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën për heqjen e mandatit të Ballukut, ndërsa SPAK njoftoi më herët zgjerimin e hetimeve ndaj saj edhe për korrupsion dhe pastrim parash, përfshirë sekuestrimin e një vile në Dhërmi, që dyshohet nga hetuesit se mund të jetë pasuri e fshehur. SPAK ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar mbi natyrën e veprimeve të fundit procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit