Spitali i Durrësit furrë për pacientët e familjarët, kondicioneri lluks vetëm për mjekët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.07.2026, 11:49

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë kushtet në Spitalin e Durrësit, duke ngritur shqetësimin për mungesën e funksionimit të kondicionerëve në ambientet e pritjes.

Ai ka treguar se pacientët dhe familjarët po presin nga 3-4 orë në ambiente pa ajër të kondicionuar dhe duke u përballur me temperatura të larta dhe mungesë komoditeti.

"Spitali i Durrësit pa ajër të kondicionuar, kushte mizerable. Kemi 4 orë që presim dhe kondicionerët nuk punojnë. Jemi duke u mbytur nga vapa, nuk i ndezin kondicionerët", shprehet qytetari në denoncimin e tij.

Ai kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të garantuar kushte më të përshtatshme për pacientët dhe qytetarët që marrin shërbime në spital, veçanërisht gjatë periudhës së temperaturave të larta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit