65-vjeçari humb jetën pas aksidentit me mjet prerës në banesë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.07.2026, 11:39

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në banesën e tij. Viktima është identifikuar si Kristaq Çulaku, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ishte duke kryer punime në shtëpi kur është dëmtuar rëndë me një mjet prerës fresibël.

Pas plagëve të marra, 65-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Pavarësisht ndërhyrjes së bluzave të bardha, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar mënyrën se si ka ndodhur ngjarja dhe nëse ka pasur faktorë të tjerë që kanë ndikuar në humbjen e jetës së 65-vjeçarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit