Rojet bregdetare në Pogradec si askund tjetër! Pozojnë për Gonxhen me çorapë dhe atlete

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.07.2026, 10:53

Një kolazh fotografish të publikuara së fundmi nga ministri Blendi Gonxhja, që promovojnë shërbimin e rojeve bregdetare në Pogradec, është bërë objekt kritikash nga një qytetar, i cili tregon se roja i paraqitur në foto nuk ishte i pajisur siç e kërkon detyra por i veshur thjesht sa për foto.

Ai thotë se në një nga fotot e publikuara shihet një roje i veshur me çorape dhe atlete, veshje që nuk përputhet aspak me gatishmërinë që kërkon detyra e një shpëtimtari në plazh.

"Është qesharake se si reklamohen me foto nga Blendi Gonxhja shpëtuesit e jetës në breg. Në këtë rast në Pogradec. Pozon në foto me çorape dhe atlete veshur. Të krijohet përshtypja se ka dalë vetëm për të bërë foto dhe jo për të qenë në gatishmëri, siç e kërkon përgjegjësia e kësaj pune", shprehet qytetari.

Ai thotë se foto të tilla janë realizuar thjesht për efekt propagandistik sesa për të pasqyruar realitetin e punës në terren dhe shërbimin më të rëndësishëm për sigurinë e pushuesve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit