Sherri për pronën në Pukë, arrestohen 3 persona dhe procedohen 2 të tjerë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.07.2026, 10:36

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë pas konfliktit për motive pronësie mes dy familjeve në fshatin Dedaj të Pukës. Në pranga kanë përfunduar I. Sh., 67 vjeç, djali i tij F. Sh., 36 vjeç, si dhe G. I., 34 vjeç. Ndërkohë, Prokuroria ka nisur procedim në gjendje të lirë ndaj P. I., 60 vjeç dhe bashkëshortes së tij, F. I., 43 vjeçe, të gjithë banues në të njëjtin fshat.

Sipas Policisë, konflikti ndodhi mbrëmjen e djeshme dhe dyshohet se palët u përplasën me sende të forta dhe mjete prerëse për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pronësinë. Si pasojë e përleshjes, mbetën të plagosur I. Sh. dhe G. I., të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë sekuestruan sendet dhe mjetet e dyshuara të përdorura gjatë konfliktit, në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit