Protesta e 60-të në Tiranë, qytetarët marshojnë sërish me thirrje për dorëheqjen e Ramës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.07.2026, 09:52

Qytetarët do të zhvillojnë sot protestën e tyre të 60-të në Tiranë, duke vijuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Tubimi do të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbajnë edhe fjalime. Protesta nisi fillimisht si reagim ndaj ngjarjeve në Zvërnec, por më pas u shndërrua në një lëvizje me kërkesa politike për ndryshim të qeverisë.

Me pankarta dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim, ndërsa në marshimet e deritanishme kanë marrë pjesë qytetarë të grupmoshave dhe profesioneve të ndryshme, përfshirë të rinj, studentë, aktivistë, familjarë dhe pensionistë. Gjatë protestës së fundit u dëgjuan sloganet “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”, ndërsa marshimi kaloi edhe pranë institucioneve shtetërore, përfshirë Parlamentin.

Protestuesit kanë paraqitur pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, krijimin e një qeverie teknike tranzitore me mandat 12-mujor, ndryshime kushtetuese dhe në Kodin Zgjedhor përmes referendumit, shfuqizimin e disa ndryshimeve ligjore që lidhen me zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore, Paketën e Maleve dhe investimet strategjike, si edhe hartimin e një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, pas konsultimeve me ekspertë, intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit