Skandal në Durrës: Çifti nuk përmbahet në dhomën e hotelit, pamjet të dukshme nga rruga

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.07.2026, 00:56

Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një video që, sipas tij, tregon një skenë të papranueshme të ndodhur në mes të ditës, në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

Pamjet tregojnë një çift në momente intime pranë fasadës së xhamtë të një dhome në hotelin 'Crowne Plaza Durrës', në zonën e Vollgës. Nga videoja duket se skena ishte plotësisht e dukshme nga jashtë, në një orar kur zona frekuentohet nga një numër i madh qytetarësh, pushuesish dhe familjesh.

Videoja është filmuar nga një qytetar, i cili thotë se mbeti i shokuar kur pa se çifti po kryente veprime intime në një ambient tërësisht të ekspozuar ndaj syve të kalimtarëve. Sipas tij, pamjet mund të shiheshin lehtësisht nga kushdo që kalonte në atë zonë, përfshirë edhe fëmijë.

Për arsye etike dhe respekti për privatësinë e personave të përfshirë, JOQ Albania do t'i publikojë pamjet vetëm të censuruara.

Edhe pse dhoma e hotelit është një hapësirë private, rasti ngre pikëpyetje mbi sjellje të tilla kur ato bëhen plotësisht të dukshme nga rruga dhe mund të shihen nga çdo kalimtar. Në një zonë si Vollga, e cila gjatë sezonit veror është ndër më të frekuentuarat në Durrës, skena të tilla shkaktojnë shqetësim te qytetarët dhe krijojnë situata të papërshtatshme për familjet dhe fëmijët që lëvizin në zonë.

Qytetari që e dërgoi videon kërkon më shumë përgjegjësi dhe respekt për hapësirat e përbashkëta, duke theksuar se sjellje të tilla nuk duhet të jenë të ekspozuara ndaj publikut, pavarësisht se zhvillohen brenda ambienteve të një hoteli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit