Dita e 59-të e protestës, qytetarët nisin marshimin: Shqipëria kërkon revolucion!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.07.2026, 22:17

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar për të 59-ën ditë radhazi protestën kundër klasës politike.

Me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, protestuesit po marshojnë në bulevardet e kryeqytetit, ndërsa në kor dëgjohen thirrjet "Ju erdhi fundi!" dhe "Shqipëria kërkon revolucion!".

Edhe në ditën e 59-të, protestuesit ritheksuan vendosmërinë për të mos u tërhequr, duke deklaruar se do të vazhdojnë mobilizimin deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Vazhdimësia e protestës prej gati dy muajsh është cilësuar nga organizatorët si dëshmi e këmbënguljes dhe rezistencës së qytetarëve.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e klasës politike që, sipas tyre, ka qeverisur vendin për 36 vitet e fundit, si dhe reforma të thella politike. Marshimi pritet të vijojë në rrugët kryesore të kryeqytetit gjatë gjithë mbrëmjes, i shoqëruar nga thirrjet dhe sloganet e protestuesve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit