Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Bilajt, në Krujë, ku përplasja e dy automjeteve ka rezultuar fatale.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga Viktor Doda, dhe një Benz, me drejtues Kristjan Laskën, janë përfshirë në një përplasje të fortë. Për pasojë, Viktor Doda, banor i zonës, ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa Kristjan Laska ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar për mjekim në Spitalin e Traumës.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në aksident.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve paraprake.