Aksident tragjik në Portin e Durrësit, humb jetën 62-vjeçari nga Kosova

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.07.2026, 16:58

Një aksident i rëndë është regjistruar në Portin e Durrësit, në zonën e Skanerit, ku ka humbur jetën një 62-vjeçar nga Kosova. Viktima, Nexhmi Shabani, u përplas nga një kamion dhe fillimisht u raportua se kishte pësuar dëmtime të lehta, por gjendja e tij u përkeqësua dhe ai ndërroi jetë disa orë më pas.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ndodhi pasi një kamion me drejtues 49-vjeçarin Nikolin Merdari, banues në Berat, goditi këmbësorin Shabani, i cili ishte banues në Kosovë. Përplasja shkaktoi plagë të rënda, të cilat fatkeqësisht rezultuan fatale për 62-vjeçarin.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në përplasjen tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit