Video-telefonata me gruan dhe “location”-i fatal, si u arrestua Ilir Shtufi në Greqi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.07.2026, 14:25

SPAK ka formalizuar kërkesën për ekstradimin e biznesmenit të ndërtimit Ilir Shtufi, i arrestuar në Selanik në qershor të këtij viti në kuadër të një hetimi për pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Dokumentacioni i përkthyer zyrtarisht në greqisht i është dërguar autoriteteve greke, ndërsa kërkesa do të shqyrtohet fillimisht nga Prokuroria e Selanikut dhe më pas nga Gjykata e Ekstradimeve.

Shtufi ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg”, të caktuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme, ndërsa ai ka kundërshtuar ekstradimin. Sipas hetimeve, arrestimi i tij u bë i mundur pasi gjatë kontrollit të banesës nga BKH-ja, bashkëshortja e tij e lidhi me agjentët përmes një video-telefonate dhe ai dërgoi vendndodhjen e tij në Selanik, veprim që më pas çoi në identifikimin dhe arrestimin e tij në hotelin ku qëndronte.

Biznesmeni dyshohet nga SPAK se ka ndihmuar në pastrimin e parave të përfituara nga trafiku i drogës nga grupi i drejtuar nga vëllezërit Koçeku, përmes transaksioneve dhe tjetërsimeve fiktive të pasurive në shoqëri ndërtimi. Operacioni i 12 qershorit çoi në lëshimin e 20 masave të sigurisë, ndërsa sipas prokurorisë, paratë nga aktiviteti kriminal janë investuar në kompani ndërtimi, prona të paluajtshme dhe aktivitete të tjera ekonomike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit