Kërkohet urgjentisht dhurues gjaku për një pacient të shtruar në Reanimacion

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.07.2026, 14:16

Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një nënë e tre fëmijëve, e cila kërkon mbështetjen e qytetarëve për bashkëshortin e saj që ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas familjarëve, 65-vjeçari Michail Kormuli ndodhet i shtruar në Reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT dhe ka nevojë urgjente për transfuzione gjaku.

Familjarët bëjnë me dije se pacienti ka një dren të vendosur në mushkëri, pasi i është mbledhur gjak dhe për shkak të humbjeve të vazhdueshme i nevojiten rreth dy qese gjak çdo ditë.

“Ju lutem nga zemra, kush mundet të na ndihmojë. Nuk e dimë sa gjatë do të ketë nevojë, pasi humbet gjak çdo ditë”, shprehet familjarja në apelin e saj.

Dhurohet gjak në çdo qytet, ndërsa për informacion më të detajuar qytetarët mund të kontaktojnë familjen në numrin:

+355 69 293 4817

Familja kërkon ndihmën e kujtdo që ka mundësi të dhurojë, në mënyrë që 65-vjeçari të vijojë trajtimin mjekësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit