Rrëzohet ankimi i Malltezit dhe Argita Berishës, mbeten të sekuestruara 25 pasuri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.07.2026, 13:36

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Vendimi lë në fuqi masën e vendosur më herët nga Gjykata e Posaçme për mbajtjen e këtyre pasurive nën sekuestro.

Gjykata e Apelit nuk ka pranuar kërkesën e çiftit Malltezi, duke konfirmuar vendimin e shkallës së parë. Edhe Gjykata e Lartë ishte shprehur më herët për këtë çështje, duke lënë në fuqi sekuestrimin e pasurive të Jamarbër Malltezit.

25 pasuritë janë sekuestruar gjatë fazës së hetimeve paraprake nga SPAK, në kuadër të dosjes “Partizani”. Hetimet për këtë çështje vijojnë ende nga Prokuroria e Posaçme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit