M*niakët e autobusëve sa vijnë e shtohen: Sheh vajzën drejt e në sy dhe vetëpreket

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.07.2026, 12:38

Një qytetare ka denoncuar një situatë të pakëndshme që i ka ndodhur gjatë udhëtimit me autobusin e linjës Tiranë–Lushnje.

Në mesazhin dërguar redaksisë, ajo ka treguar se si një person e shikonte në mënyrë të papërshtatshme gjatë gjithë rrugës ndërkohë që ajo ishte duke parë një film në telefon.

“Rastisa në autobus me një person të tillë, por e kuptova shumë vonë që po më shikonte, sepse isha e përqendruar te telefoni”, shprehet qytetarja.

Ajo thekson se mënyra e veshjes nuk duhet të shërbejë kurrë si justifikim për sjellje të tilla, duke shtuar se në momentin e ngjarjes kishte veshur veshje të zakonshme dhe jashtë ishte një temperaturë shumë e lartë.

Ajo ka dërguar edhe një video nga momenti që burri në fjalë fillon të vetëpreket ndërkohë që nuk ia heq sytë për asnjë moment.

Qytetarja shprehet se raste të tilla manjakësh janë shtuar shumë kohët e fundit dhe përdorimi i transportit publik është kthyer në një makth të vërtetë.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje JOQ sot me ndodhi nje gje shume e shemtuar kur po vija me autobusat e linjes Tirane-Lushnje. Rastisa ne autobus me nje manjak por e pash shum von qe po me shikonte sepse isha duke par film ne telefon gjat rruges . Dua tjua nis juve sepse keta vetem po shtohen dita dites dhe ne fund del sikur ne e kerkojm vet . Jasht ishte 40 grade dhe un kisha veshur tuta lino te gjata dhe nje bluze te thjeshte dhe kjo tregok qart qe cfadolloi gjeje qe ne te bejme kta lloj ndysirash nuk ndalojne . Do ju nis edhe video . Ju lutem anonim. Faleminderit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit