Nëse duhet shtusr një tjetër motiv listës së gjatë se pse duhet protestuar, prej disa kohësh, Alban Xhillari i ka "vënë traun" edhe gjirit të vogël të Jalës, duke e kthyer në destinacion ekskluziv për VIP-at ose pasanikët...
Gjiri i vogël ngjitur me folenë e Alban Xhillarit në Jalë i është vënë "trau". Guidat nuk ndalojnë më, por mjaftohen për t'jua treguar turistëve nga larg, e njëjta situatë si me Kakomenë para se gardhet t'i shembte populli.
Xhillari nuk është mjaftuar me gërryerjen e malit për të ngritur resortet, por ka gllabëlluar çdo dalje tjetër duke kthyer në monopol detin e Jalës.

Gjiri i vogël tashmë nuk më i aksesueshëm për pushuesit e thjeshtë nëse nuk je pasanik ose nuk ke kartën "VIP". Aty mund të hysh vetëm nëse ke paguar biletë prenotimi tek Xhillari që varion tek disa K€, ose nëse je VIP dhe reklamon qyl tokën e detin që ai e ka privatizuar në biznes.
Një tjetër pasuri publike e bregdetit shqiptar që mblidhet në grushtin e një oligarku tjetër.