Aksident i rëndë në portin e Durrësit, plagoset shoferi i kamionit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.07.2026, 11:54

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në portin e Durrësit, ku një drejtues kamioni ka mbetur i plagosur pas përplasjes me një tjetër mjet të tonazhit të rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i kamionit, me kombësi kosovare, ndodhej jashtë automjetit të tij në momentin kur është goditur nga kamioni tjetër. Si pasojë e përplasjes, ai ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Gjendja e të plagosurit raportohet e rëndë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së plotë të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit