Shtetasi i huaj filmohet duke vjedhur në një lokal në Lezhë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.07.2026, 00:03

Një biznes në qytetin e Lezhës ka rënë pre e një vjedhjeje gjatë natës, ndërsa i gjithë momenti është regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Sipas pronarëve, personi i filmuar ka hyrë në ambientet e biznesit dhe ka marrë xhiron ditore, si edhe disa sende me vlerë, duke shkaktuar një dëm të vlerësuar në rreth 400 mijë lekë të vjetra.

Pronarët bëjnë me dije se rasti është denoncuar në polici, por deri në këto momente autori nuk është identifikuar apo ndaluar.

Përmes videos së dërguar në redaksinë e JOQ Albania, ata u bëjnë apel bizneseve dhe banorëve të Lezhës, veçanërisht në zonën e lagjes Gurra, që të tregohen të kujdesshëm dhe të rrisin masat e sigurisë, pasi druhen se mund të ketë raste të tjera të ngjashme.

Nëse dikush e njeh personin që shfaqet në pamje ose ka informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, ftohet të kontaktojë Policinë e Shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit