Arritje historike në mjekësi: Mjekët italianë i rikthejnë shikimin pacientes

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.07.2026, 20:26

Një arritje e jashtëzakonshme në fushën e mjekësisë është realizuar në spitalin “Molinette” në Torino, ku një ekip mjekësh ka arritur t'i rikthejë pjesërisht shikimin një pacienteje që kishte pesë vite e verbër, përmes një transplanti unik të pjesës qendrore të retinës, të njohur si makula.

Pacientja 67-vjeçare, e identifikuar si Elena, kishte humbur tërësisht shikimin në syrin e majtë si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik, ku dëmtimi i pariparueshëm i nervit optik e bënte të pamundur transmetimin e sinjaleve të dritës drejt trurit. Ndërkohë, syri i saj i djathtë vuante nga degjenerimi makular dhe kishte dëmtime të rënda në retinë dhe korne.

Meqenëse mungesa e qelizave staminale e bënte të pamundur një transplant klasik të kornesë, ekipi mjekësor i drejtuar nga profesori Michele Raibaldi mori një vendim guximtar: përdorimin e indeve të shëndetshme por jofunksionale të syrit të majtë për të rindërtuar syrin e djathtë.

Për herë të parë në botë, operacioni kompleks që zgjati pothuajse gjashtë orë përfshiu jo vetëm kornenë, sklerën dhe konjuktivën, por edhe vetë makulën. Përmes kësaj procedure, mjekët arritën të krijonin një "sy funksional" duke kombinuar pjesët e shëndetshme të dy syve të dëmtuar.

"Tani po presim të shohim deri në çfarë mase retina e transplantuar do të jetë në gjendje të funksionojë, por rezultatet e para janë inkurajuese", deklaroi profesori Michele Raibaldi pas ndërhyrjes.

Suksesi i kësaj procedure u konfirmua edhe nga specialisti francez i sëmundjeve të retinës, profesori Michel Pack nga Spitali Kombëtar Caen-Ven në Paris, i cili e cilësoi ndërhyrjen si një arritje absolute në shkallë botërore. Megjithatë, komuniteti shkencor thekson se do të nevojiten studime të mëtejshme për të vlerësuar efektivitetin afatgjatë të kësaj teknike dhe mundësinë e aplikimit të saj te pacientë të tjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit