Sekretarja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët teksa ndiqte Agron Shehajn

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.07.2026, 17:42

Një incident është regjistruar në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ku sekretarja e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa ndiqte deputetin Agron Shehaj, pasi ky i fundit mori në duar dokumentin konfidencial të marrëveshjes ushtarake mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në pamjet e publikuara në media, shihet momenti kur Shehaj largohet me shpejtësi nga salla, ndërsa punonjësja e Kuvendit vrapon pas tij në përpjekje për ta ndaluar. Gjatë ndjekjes, ajo humbet ekuilibrin dhe rrëzohet nga shkallët.

Sipas pretendimeve të shumicës socialiste, dokumenti përmbante informacion të klasifikuar dhe deputetët ishin udhëzuar ta lexonin vetëm brenda ambienteve të Kuvendit, pasi më parë të firmosnin një deklaratë konfidencialiteti. Pas incidentit, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Agron Shehajt për 60 ditë nga Kuvendi, duke argumentuar se veprimet e tij vunë në rrezik sigurinë e punonjëses së administratës.

Nga ana tjetër, vetë Agron Shehaj ka mohuar të ketë nxjerrë dokumentin jashtë Kuvendit, duke deklaruar se e mori sepse i takonte si deputet dhe se më pas e dorëzoi sërish aty ku e kishte marrë.

Në videon e mëposhtme shihet qartë momenti i rrëzimit të sekretares së Kuvendit gjatë ndjekjes së deputetit. Mbetet për t'u parë nëse ky incident do të pasohet edhe me hetime apo masa të tjera ndaj palëve të përfshira.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit