Dalin në dritë rrënojat e një çezme 500-vjeçare në Selenicë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.07.2026, 13:48

Një zbulim me vlera për trashëgiminë kulturore është bërë në fshatin Rromës, në Bashkinë Selenicë, ku gjatë punimeve për ndërtimin e një depoje uji janë zbuluar rënojat e një çezme të vjetër. Pas njoftimit nga banorët, specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë dokumentuar strukturën e gjetur.

Sipas specialistëve, çezma ruan elementë të rëndësishëm ndërtimorë, mes tyre tubacione qeramike për furnizimin me ujë, kanale shkarkuese dhe mure të ndërtuara me gurë, tjegulla dhe llaç gëlqereje. Analiza paraprake e tipareve arkitekturore dhe materialit qeramik të zbuluar tregon se monumenti i përket shekujve XV–XVI, në fillimet e periudhës osmane.

Ekspertët e trashëgimisë kulturore e konsiderojnë këtë një dëshmi të rëndësishme për historinë dhe zhvillimin e fshatit Rromës. Ata theksojnë se bashkëpunimi i banorëve me institucionet përgjegjëse bëri të mundur dokumentimin dhe ruajtjen e kësaj strukture me vlera historike, ndërsa pritet që zbulimi të shërbejë edhe për studime të mëtejshme arkeologjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit