Lirohet Arben Kola: Bërtita “ju me gaz, ne me vezë!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.07.2026, 13:11

Pas përfundimit të protestës së zhvilluar përpara Kuvendit të Shqipërisë, aktivisti Arben Kola ka lënë mjediset e Komisariatit Nr. 1, ku ishte shoqëruar nga forcat e rendit. Gjatë një prononcimi për median, ai ka komentuar me ironi ngjarjen, duke pretenduar se shoqërimi i tij erdhi pasi policët ishin bërë "xhelozë" nga fakti që ai përmendte në megafon kryeministrin Edi Rama e jo efektivët e pranishëm.

Kola sqaroi se nuk kishte kryer asnjë veprim të paligjshëm, përveç përsëritjes së thirrjeve të zakonshme të protestës. Gjatë fjalës së tij, ai rikujtoi thirrjen e përdorur gjatë tubimit: “Edi Rama i pabesë, ju me gaz, ne me vezë”.

Sipas informacioneve të dhëna prej tij, krahas dy personave të liruar tashmë, pritet që në orët në vijim të lirohen edhe dy protestues të tjerë që ndodheshin të shoqëruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit