Policia e spërkati me spraj me piper, qytetari që po protestonte përfundon në spital

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.07.2026, 12:33

Disa incidente rë njëpasnjëshme kanë shënuar zhvillimet e protestës së kësaj të hëne pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku një prej pjesëmarrësve ka kërkuar ndihmë mjekësore urgjente.

Sipas informacioneve nga terreni, i riu ka pësuar komplikacione shëndetësore pasi efektivët e policisë kanë përdorur spraj me piper gjatë përplasjeve.

Për shkak të gjendjes së krijuar, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë një autoambulancë, e cila e ka transportuar protestuesin drejt spitalit për të marrë mjekimin e nevojshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit