Pas gjobës prej 890 milionë eurosh të vendosur nga Bashkimi Evropian ndaj Google-it, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar me vendosjen e një “tarife të konsiderueshme doganore” ndaj importeve nga BE-ja. Në një reagim në platformën e tij Truth Social, Trump deklaroi se Bashkimi Evropian do të “paguajë një çmim shumë të lartë” për atë që ai e cilësoi si sjellje të paligjshme dhe joetike ndaj kompanive amerikane.
Sipas administratës amerikane, Uashingtoni do të nisë një hetim bazuar në Nenin 301 të Ligjit të Tregtisë të vitit 1974, për shkak të pretendimeve për praktika tregtare “të pajustifikuara, të paarsyeshme ose diskriminuese”. Ky nen i lejon qeverisë amerikane të ndërmarrë masa kundër partnerëve tregtarë, përfshirë edhe vendosjen e tarifave doganore.
Komisioni Evropian vendosi më 22 korrik një gjobë prej 890 milionë eurosh ndaj Google-it, duke argumentuar se kompania kishte shkelur rregullat e BE-së që synojnë kufizimin e fuqisë dominuese të gjigantëve teknologjikë. Ndërkohë, Uashingtoni e konsideron këtë dhe masa të tjera ndaj kompanive amerikane si trajtim të padrejtë tregtar. /DW