Tirana, qyteti më i papastër i zhytur në plehra

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.07.2026, 11:02

Tirana dhe Durrësi mbajnë peshën kryesore të pastërtisë dhe mbetjeve në vend, pasi vetëm këto dy bashki prodhuan mbi 50% të mbetjeve urbane gjatë vitit 2025.

Sipas Raportit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, në Shqipëri u regjistruan rreth 847 mijë tonë mbetje urbane. Tirana kryeson listën me 34% të totalit, e ndjekur nga Durrësi me 17%. Për rrjedhojë, kjo zonë ka edhe nivelin më të lartë të mbetjeve për banor, me 281 kilogramë në vit për person.

Në total, vetëm 10 bashki të vendit prodhojnë mbi 80% të mbetjeve urbane, ku përveç dy qyteteve kryesore spikasin edhe Kavaja, Shkodra, Elbasani, Kamza, Vlora, Fieri, Korça dhe Lezha. Përqendrimi i lartë lidhet drejtpërdrejt me numrin e popullsisë, lëvizjet ekonomike dhe fluksin e lartë turistik.

Ekspertët vënë re se shifrat e mbetjeve industriale shfaqin luhatje të mëdha nga viti në vit, pasi në 2023-shin ishin regjistruar vetëm rreth 72 mijë tonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit