Shefi i Komisariatit Nr. 1 i trembur se mos “ha” një vezë tjetër në sy

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.07.2026, 10:55

Shefi i Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, Ervin Hasrama, është shfaqur sërish në protestën e radhës para Kuvendit, pas incidentit të ndodhur pak ditë më parë, ku u godit me vezë gjatë përplasjeve mes policisë dhe protestuesve.

Prania e tij është shoqëruar me vëmendjen e protestuesve. Gjatë tubimit të sotëm, Hasrama është parë më i tërhequr dhe i rezervuar në përballjen me qytetarët. Siç shihet qëndrimi i tij shihet si shqetësim dhe frikë pas incidentit me vezën. Në protestën e kaluar, momenti kur ai u godit në fytyrë u bë një nga pamjet më të komentuara të tubimit.

Ndërkohë, protestuesit vijojnë të mbajnë qëndrim kritik ndaj mënyrës së menaxhimit të tubimeve nga policia, duke kërkuar që efektivët të mos përdorin masa që ata i konsiderojnë të tepruara. Situata pranë Kuvendit vijon të monitorohet nga forcat e rendit, ndërsa tensionet mes protestuesve dhe policisë mbeten të larta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit