Protestuesit me domate speca dhe vezë para Kuvendit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.07.2026, 10:02

Protestuesit janë mbledhur edhe këtë të hënë para Kuvendit, në tubimin e 58-të kundër qeverisë Rama, të pajisur me domate, speca dhe vezë, të cilat i kanë cilësuar si "armët" e tyre simbolike të protestës. Sipas tyre, këto produkte do të përdoren për të shprehur pakënaqësinë ndaj deputetëve dhe ministrave gjatë mbërritjes së tyre në godinën e Parlamentit.

Qytetarët kanë deklaruar se synojnë t’i hedhin domatet, specat dhe vezët në drejtim të përfaqësuesve të mazhorancës, duke e cilësuar këtë si një formë simbolike reagimi ndaj qeverisë. Ndërkohë, në zonën përreth Kuvendit janë shtuar masat e sigurisë, me praninë e forcave të shumta të policisë.

Gjatë grumbullimit, protestuesit kanë brohoritur në kor: "Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë", duke iu referuar përdorimit të gazit lotsjellës dhe ujit me piper nga policia gjatë protestës së kaluar. Tubimi po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa pritet mbërritja e deputetëve për seancën plenare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit