Përfshihet nga flakët kodra në Ksamil

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 27.07.2026, 08:25

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë mëngjesin e kësaj të hëne kodrën në hyrje të Ksamilit, në zonën e njohur si Pulebardha, duke shkaktuar alarm te banorët dhe pushuesit.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë konstatuar rreth orës 04:50 dhe janë përhapur në afërsi të një resorti, duke ngritur shqetësime për rrezikun ndaj objekteve dhe sipërfaqes përreth.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa dhe struktura turistike.

Qytetarë që kanë ndjekur nga afër situatën shprehen të habitur nga shpërthimi i zjarrit në këtë zonë, e cila konsiderohet me vlera të veçanta natyrore. Ndërkohë, shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga autoritetet përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit