Dita e 57-të e rezistencës, qytetarët nisin marshimin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.07.2026, 22:15

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar protestën e 57-të radhazi kundër klasës politike.

Me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, protestuesit po marshojnë në kolonë në bulevardet e kryeqytetit, ndërsa në kor dëgjohen thirrjet "Ju erdhi fundi!" dhe "Shqipëri etnike!", që kanë shoqëruar nisjen e marshimit.

Edhe këtë mbrëmje, pjesëmarrësit theksuan vendosmërinë për të mos u tërhequr nga protesta, duke deklaruar se mobilizimi i tyre do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave. Për 57 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur pa ndërprerje në Tiranë, duke e kthyer këtë në një nga lëvizjet më të gjata qytetare të dekadave të fundit.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e klasës politike që ka qeverisur vendin për 36 vitet e fundit, si dhe reforma të thella politike. Marshimi pritet të vijojë në rrugët kryesore të kryeqytetit gjatë gjithë mbrëmjes, nën thirrjet dhe sloganet e protestuesve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit