Turiste me bikini në qendër të Durrësit, qytetarja: Është normale kjo?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.07.2026, 18:43

Një foto e dërguar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare e Durrësit ka hapur diskutime për mënyrën e veshjes së disa turistëve jashtë zonës së plazhit.

Në pamjet e realizuara në qendër të qytetit, shihet një turiste duke ecur në rrugë e veshur me bikini, ndërsa shoqërohet nga persona të tjerë.

Qytetarja që na ka dërguar fotot shprehet se një pamje e tillë nuk i duket e përshtatshme për një hapësirë publike në qendër të qytetit.

Në mesazhin e saj drejtuar redaksisë, ajo shkruan:

"Përshëndetje, këto janë pamjet në Durrës. Besoj se nuk është normale turistët të dalin kështu në qendër të Durrësit."

Tema e veshjes së turistëve jashtë plazhit ka ngjallur debate edhe në shumë qytete turistike në Europë. Për disa, është diçka e zakonshme gjatë verës, sidomos në qytetet bregdetare ku lëvizja mes plazhit, lokaleve dhe akomodimit bëhet në këmbë. Të tjerë, ndërkohë, mendojnë se sapo largohet nga plazhi, veshja e plazhit duhet të zëvendësohet me një veshje të zakonshme, si shenjë respekti për hapësirat publike dhe banorët.

Po ju si mendoni? A është normale që turistët të ecin me bikini në qendër të qytetit, apo mendoni se jashtë zonës së plazhit duhet respektuar një kod minimal veshjeje?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit