Karrotreci del nga rruga në aksin Librazhd–Elbasan, bllokohet përkohësisht qarkullimi

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 26.07.2026, 18:26

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Librazhd–Elbasan, ku një karrotrec që transportonte një automjet ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake, karrotreci ishte nisur për të tërhequr një automjet që kishte pësuar defekt gjatë lëvizjes. Gjatë kthimit, për arsye që ende nuk dihen, mjeti është aksidentuar, duke shkaktuar bllokim dhe vështirësi të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për normalizimin e trafikut dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën hetim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit