Dallgë të fuqishme dhe erë e fortë, ngrihet flamuri i kuq në plazhet e Vlorës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.07.2026, 15:29

Era e fortë dhe deti i trazuar kanë ndryshuar panoramën në bregdetin e Vlorës mesditën e kësaj të diele, duke detyruar qindra pushues të dalin nga uji për arsye sigurie.

Si pasojë e përkeqësimit të kushteve të detit, në plazhe është ngritur flamuri i kuq, që sinjalizon ndalimin e larjes. Rojet bregdetare u kanë kërkuar pushuesve dhe turistëve të respektojnë udhëzimet dhe të mos futen në det, pasi dallgët e larta dhe rrymat e forta përbëjnë rrezik.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin notin dhe çdo aktivitet në det deri në stabilizimin e motit dhe përmirësimin e kushteve atmosferike.

Ndërkohë, largimi masiv i pushuesve nga zona bregdetare ka sjellë edhe trafik të rënduar. Në aksin nga Zvërneci drejt qytetit të Vlorës janë krijuar kolona të gjata automjetesh, me lëvizjen që vijon me ritme të ngadalta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit