Zyrat e OSHEE si stallë bagëtishë, punonjësi: Nuk na lënë të dalim në protestë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.07.2026, 12:16

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë nga një person që thotë se është punonjës i OSHEE-së në Berat, duke ngritur shqetësime serioze për kushtet e punës në ambientet e institucionit.

Sipas mesazhit të dërguar, zyrat ku punojnë punonjësit ndodhen në gjendje të amortizuar dhe, sipas tij, nuk plotësojnë as standardet minimale të higjienës.

Denoncuesi i përshkruan ambientet si "me kushte makabre", ndërsa pretendon se tualeti që shfaqet në pamjet e dërguara përdoret nga të gjithë punonjësit, si burra ashtu edhe gra.

Përveç kushteve të punës, ai ngre edhe një tjetër shqetësim, duke pretenduar se punonjësit përballen me presione dhe kërcënime që të mos marrin pjesë në protesta.

Për arsye sigurie, denoncuesi ka kërkuar të mbetet anonim.

Mesazhi i plotë i denoncuesit:

"Të lutem denoncoje këtë gjendje të zyrave të OSHEE Berat. Kushte makabre pune. As higjiena minimale. Si në mesjetë. Tek ajo banjo që shihni në video duhet të shkojnë të gjithë punonjësit, meshkuj dhe femra. Për këtë vend pune kërcënohen punonjësit që mos të shkojnë në protesta. Ju lutem anonim."

Ky është një pretendim i bërë nga një punonjës dhe mbetet për t'u verifikuar nga institucionet përgjegjëse. Mbetet të shihet nëse OSHEE do të reagojë lidhur me këto akuza dhe nëse do të ndërmerren masa për përmirësimin e kushteve të punës në zyrat e Beratit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit